• |
ide | kryesore

Vrasja te “Liqeni Artificial”, miku i atentatorit tregon të vërtetën

Lajme, Të fundit


Miku i Islam Myrtajt,  ka dëshmuar në polici të vërtetën e vrasjes së Haxhi Bacinofskit në zonën e “Liqenit Artificial” ditën e djeshme. Ai ka treguar se nuk e dinte që miku i tij kishte armë me vete.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon dhe më pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi e më shoqëroi. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami më tha “boo kush duron këtë, do më kujtojë lekët”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e atentatorit, i cili i largua mbrëmë nga vendngjarja, pasi qëlloi  5 herë në drejtim të 62-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.


4 Comments

    1. Ça “bihet” n’tirant o klysh komunist?
      Festohet Dita e Veres sikur te ishte leje ndertimi?
      Festohet dita e Veres si te ishte picka e Ajoles te festat e Mjaftit?
      Shiten rrugeve gurabije re kalbura per gjoja ballokume?
      Gelon jeta e lumtur nga blloku?
      Kjo ndodh ne tiront o katunar yzberishti?

  1. I paemer nga gomarin tat
    Kenia ditveren atyre qe e Kane festu Ka hone
    Elbasanllinjve.
    A ke dal noi here jashte shtetin
    Nuk i Kane te gjithe institucionet e rendesishme vetem ne kryeqytet,por
    Edhe ne qytete te tjera
    Ju edhe festa doni me i mbledh me nji vend,tja Boni naften te gjithave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *