• |
ide | kryesore

12 të dënuar në një qeli, kërkohet mbyllja e burgut të Zaharisë në Fushë Krujë

Lajme


Pas publikimit të raportit kritik ku theksohen problematika të theksuara me kushtet dhe me higjienën në këto institucione, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skendaj theksoi se është rekomanduar mbyllja e burgut të Fushe-Krujës

 Erida Skendaj: Vetë Komiteti për Parandalimin e Torturës i ka rekomanduar autoriteteve shqiptare ta mbyllin këtë institucion por sërish ky institucion vijon e funksionon. Aty ka njerëz që nuk duhet të qëndrojnë sipas ligjit”

Problematika vijon më tej me mungesën e personelit shëndetësor si pasojë e largimit të mjekëve nga vendi, kryesisht atyre të psikiatrisë. Tjetër problematikë është dhe shtrëngimi fizik që bëhet me pranga, që në shumë raste ka shtyrë dhe drejt tentativave të vetëvrasjes.

Erida Skendaj: Ne na është komunikuar rastet kur shtrëngimi fizik është bërë me pranga një gjë që është totalisht e ndaluar” 

 Raporti i KSHH ka theksuar se kjo kategori personash bëhen të dhunshëm dhe për bashkëvuajtësit e tjerë. Monitorimi ka evidentuar raste që janë konsideruar si vetëlëndime, por që duheshin hetuar nga prokuroria pasi ka dyshime se autorët e dhunës janë fshehur.

Mbipopullimi është një tjetër problematikë në burgun e Zaharisë në Fushë-Krujë, ku brenda një dhome qëndrojnë 12 persona. Sipas raportit shumica e të dënuarve janë braktisur nga familjarët ose kanë humbur kontaktet me ta, çka sjell përkeqësim të shëndetit mendor. /Ora News


1 Comment

  1. Une Kam djalin e halles ne ate burge e quajne BILBIL SHERMADHI ,dhe e pate per te dale para virust keshtu thane mjeket ,tani as prinderit e atij nuk e dine as vete ,dhe asnjeri si te gjithe pra njerezit ju lutem ,ne qofte se aji duhet te dale ,ju lutem nzirreni . shume faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *