• |
ide | kryesore

Prindërit e Marvi Mihalit të revoltuar: Djali na tretet nën dhe, do marrim hak

Lajme, Të fundit


Seanca gjyqësore për Marvi Mihalin, të riut që u vra për një karikues telefoni është shtyrë për në datën 26 Mars. Seanca e sotme u shty pas përplasjes së palëve në sallën e gjyqit.

Përplasja mes tyre ndodhi në momentin kur të afërmit e të pandehurve pretenduan se familja Mihali ka kërkuar dëmshpërblim për jetën e të birit. Pavllo dhe Mira Mihali e kundërshtuan ashpër këtë fakt, ç’ka shkaktoi tension në gjykatë.

Trupa gjykuese urdhëroi që Fatmira Mihali të dilte jashtë për shkak se kishte thyer solemnitetin e gjykimit. Jashtë sallës së gjyqit Pavllo dhe Mira Mihali deklaruan se nuk bëjnë pazar me gjakun e të birit dhe se kërkojnë të bëhet drejtësi.

Pala e akuzuar sikurse edhe më herët, këmbëngul se ka një padi për dëmshpërblim nga familja e të ndjerit. Familja Mihali ende beson tek drejtësia, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ata paralajmërojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo ti lehtësuar. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj. E nxori ai, ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe. Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë.”, tha Fatmira Mihali.

Ndërsa babai i Marvi Mihalit tha se “Katër kriminelë e deri të avokatë e te prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në momentin që nuk do bëhet drejtësi, e përsëris, atëherë le të funksionojë ligji i kuranit dhe i kanunit unë do flijohem se kam përballë kriminelë, baballarë kriminelësh. Si guxohen të cohën në sallën e gjyqit, e të na kërcënojnë, do të përballen me ligjin”. 

22-vjecari Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017. Prokuroria ka shpallur pretencën për 4 të akuzuarve, Dejvi dhe Eugen Bitrajt, si dhe vëllezërit Kridens e Marsel Alla për të cilët ka kërkuar denimë nga 18 deri në 25 vite burgim. Këtë të martë ishte mbrojtja që paraqiti argumentat e saj. Në seancën e datës 26 mars pritet shpallja e vendimit.


4 Comments

  1. Imagjinoni ku jetojme ne… Imagjinoni kur s’ka ligj! Jetojme ne gjendje natyrore ne Shqiperi! Shteti eshte vetem per te vjedhur, se s’te garanton as kushtet primare te jeteses!!!

  2. Pavllo mos bej deklarata, se neser mund ta heqi dikush tjeter qafe dhe faturen e merr ti. Ne ke ndermend te besh dicka mos fol por beje, llafet e shumta fukarallek thote populli

  3. Merr armen dhe vriti o baba Marvit! Ca dreqin te duhet jeta pa djalin? Une do u kisha shkri faren deri tani dhe do ua coja videot ne burg te shihnin ca u ndodh njerzve te tyre. Dhe me pas do i prisja diten kur te dilnin nga burgu dhe do i kisha djeg te gjalle me acid! Per vrasjen e 1 femije ke te drejte tua djegesh gjithe faren e fisin e mbiemrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *