• |
ide | kryesore

Djali i Agim Arapit flet për vrasjen e Jurgen Kurtit: Nuk ndjeva dhembshuri, u përmbush vullneti i zotit

Lajme, Të fundit


Dervis Arapi, djali i të ndjerit Agim Arapi, ka mohuar të ketë lidhje me porosinë e vrasjes së Jurgen Kurtit, duke u shprehur se është i hapur për hetim.

Nga Italia ku jeton prej vitesh tashmë, ai është shprehur se familja dhe fisi i tij nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet ku humbi jetën 26-vjeçari Jurgen Kurti, i cili ishte shkaktari i nisjes së konfliktit të ndodhur më 11 prill 2017 në Durrës.

Dervis Arapi thekson se është gati të vihet në dispozicion të policisë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkon që policia të mund ta pyes nëpërmjet telefonit pasi e ka të pamundur për momentin të kthehet në Shqipëri.

“Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falem pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevojë për deklarimin tim. Aktualisht unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrisë ku punoj e jetoj prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualisht jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri”,-shprehet fillimisht Dervis Arapi nga Italia.

Duke vijuar më tej, Devis Arapi thotë se nuk ka patur kurrë ndërmend të hakmerrej për vrasjen e babait, pasi është një besimtar i rregullt dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit.

“Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithçka ia lë në dorë Zotit dhe di ai çfarë bën me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajësojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndjeva dhembshuri, thjesht thashë me vete u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithçka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryer këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, deklaroi Dervis Arapi. /Panorama


2 Comments

  1. Mediave eshte per tjua zhbirruar nenen. Keta te shkrete kane pare babain me sy duke ja rrahaur ata shkerdhatat. Mamaja e ketij ka vite neper gjykata e me avokat Spartak Ngjelen, per te zgjidhur ceshtjen e per te vene drejtesi, asnje se cau trapin ja mbyllen dyert kudo qe vajten e u harruan nga media. Tani shkojne mediat intervistojne mamane e ketij, kete vete, duke bere prokurorin gjykatesin investiguesin dhe xhelatin bashke duke hedhur dyshim duke bere pyetje me stil akuze etj. Lerini rehat me dhimbjen e vete, po te kishte dashur ky ta vriste do e kishte bere te tre atyre, por ata dhe sote kalojne para shtepise se mamase se ketij duke qeshur se e dine qe si ndodh gje prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *