• |
ide | kryesore

Edhe Baba Mondi flet për krizën politike: Dialogoni për të gjetur zgjidhje

Lajme, Të fundit


Në prag të festës së Sulltan Nevruzit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën ndërkombëtare për Bektashizmin në Ballkan, për historinë e djeshme dhe sfidat e të tashmes. Haxhi dede Edmond Brahimaj u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë probleme, teksa i bëri thirrje politikës për të dialoguar në mënyrë që të gjendet zgjidhja.

“Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të pranojnë fjalë të mira. Të mendohen dhe pastaj të dalin të flasin. Unë gjykoj se nëse nuk udhëhiqet nga dashuria për kombin, asnjë politikë nuk është e mjaftueshme, sado të bukur të jenë deklaratat, sepse realiteti që po kalojmë është i trishtë dhe i vështirë.”, tha Baba Mondi.

I pranishëm ishte edhe zëvëndëskryetari i Komuniteit Mysliman, i cili e vuri theksin te bashkëjetesa fetare në vend.

“Prej institucioneve që kanë dhënë kontributin e tyre në vlerat e paçmuar të bashkëjetesës, të harmonisë dhe solidaritetit dhe të paqes në vendin tonë”

Me studiues dhe teolog të ftuar nga shumë vende të botës, Haxhi dede Edmond Brahimaj deklaroi se bektashizmi ka pasur një sërë ndikimesh pozitive në historinë e vendit tonë. Ai tha se zgjerimi i territoreve shpirtërore prej fesë bektashiane ka nisur prej kohësh, teksa kujtoi kontributin që ka patur bektashizmi në përmirësimin e gjuhës shqipe si dhe në identifikimin e frymës së lëvizjes nacionaliste


5 Comments

  1. Oficer ka qene, por besimi i madh ne sektin e tije e beri sheh. Historikisht keta kryegjyshaten e kane patur ne Turqi, por Ataturku i perzuri e i solli ne shqiperi, po per kete problem, sepse edhe ne Turqi filluan te perzienin politiken. Feja nuk ka pune me politiken, por mbi besimne devotshmerine ndaj zotit te madherueshem,. Ketu ne kemi qejfe qe ti ngaterrojme problemet e politikes mes besimit, e kjo nuk duhet te ndodhe. Politikanet ne pergjithesi jane laike, e interesaxhinj, sepse me ndergjegjen e piset qe rreflektojne kur marrin voten e tregojne largesine nga zoti e njeriu., andaj Fali ozot, se nuk dine se c;bejne.

  2. Nuk mund te flasim,per nje” bashkejetese fetare”,jo vetem qe eshte e tepruar por edhe e pakuptueshme.Per nje harmoni ndermjet feve,qe nenkupton,mos nderhyrjen e asnjeres ,tek te tjerat,jemi dalluar,nder popujt e tjere,sidomos ne Ballkan.Por edhe kjo,nuk eshte merite e tyre.Shqiptaret duke ardhur nga nje besim nga me te vjetrit-“Pagane”,pamvaresisht se gjate shekujve,kane pesuar ndryshime thelbesore,deri sa perfunduan ne tre fe te ndryshme,perseri,”nje lloj instikti ne genin e vet”,e ka bere popullin jo shume besimtar.Jane te pakte ne numer,ata qe jane praktikante te vertete,te tjere,ndjekin vetem per trashegimi familiaro-fisnore,ndersa shume te tjere,jane jobesimtare,bile edhe ateiste (,pra qe nuk besojne,por edhe e kundershojne-cilendo fe).Jane dy etapa kryesore,qe ka sjelle kete gjenje tek fete ,ne Shqiperi:Pushtimi otoman,qe trasformoi shumicen e shqiptareve ne muslimane,dhe Pushtimi komunist,qe me luften kunder feve (si ateiste qe e paraqitnin vehten,ndonese edhe vete,nuk e kishin idene),arriti,t’a dobesoje shume besimin e njerezve tek fete,duke u perpjekur,qe ,ne vend te tyre,te besonin komunizmin-dhe ja kane arritur frikshem.Edhe sot shohim qe komunistet,ndjenjat e tyre,ja kane futur thelle ne gjak femijeve te vet,efektet e te cilave,i shikojme perdite ne jeten tone.Kete fakt,e vertetojne edhe shumica e komentuesve,qe perdite i cfaqin,bile shume qarte,neper mediat tona.

  3. Komisar ka qene ne kohen e -diktatures -Enveriane-e ka ne gjak propoganden dhe politiken .Nuk e di si katapultuan keta njerez duke kapur postet drejtuese ne sektet fetare kur ata kane qene protogoniste te prishjes tyre ,ku ai regjim ja u ka hequr trurin e vogel per besimin e feve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *