• |
ide | kryesore

Incidenti në Durrës, Sandër Lleshaj: 3 fatkeqë, ithtarë të Haxhi Miletit

Lajme, Të fundit


Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj reagoi sot për përplasjen e djeshme me studentët në Durrës, ku kta të fundit e akuzuan se i ka helmuar me gaz dhe nuk ka të drejtë të shkojë gjëkundi, pasi përfaqëson një qeveri ilegjitime.

Në përgjigje edhe të reagimeve në rrjetet sociale, të opozitës, apo edhe vetë ish-kryeministrit Berisha, që tha se Lleshajt në Durrës iu tregua vendi nga studentët, ministri ka sqaruar se ata ishin fatkeqë dhe jo studentë, madje të tjetërsuar dhe ithtar partie.

REAGIMI

Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës ??‍??‍?

Perplasja dje me studentet 

Është pritur me protesta nga studentët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka mbërritur pranë Universitetit, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp”, ndërsa e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz gjatë protestë.


9 Comments

  1. Foli Idjoti gjeneral Gazi-Leshi qe ne deklarimin e pasurise si te ardhura te tija permend edhe bursen e vajzes studente ne Gjermani! Malok i peshtire!

  2. Ju edhe ne -VC-tua futesh koken o -gjeneral Leshi ashtu do thoni para partise dhe popullit qe—kalova nje dite te bukur-.

  3. Ky ka qene edhe keshilltar??? Ta bente kete koment te ndjekesit e Erdoganit, e kishin tredh deri tani. Duket cfare tarallaku eshte

  4. Ky duhet te jete android, si te Stepford wives. Edhe fjalet qe thote ia ben gati Rama nje nate perpara.

  5. kY KA ARDHE SI PRESHI, E DO SHKOI SI LESHI,, SEPSE SERVILIZMI ESHTE DOBESI KARAKTERI, QE TE VRASIN PAS SHPINE, KY ESHTE NJE NGA ATA QE GODASIN, E KANE GODITUR PAS SHPINE. fYTYRA TE TILLA JANE TURPI I PERFAQESIMIT NE PUSHTET. sA KA HANGER, S;KA PER TE HANGER, SE DO SHKOI KAPTERI THJESHTE PO E PRANUAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *