• |
ide | kryesore

Opozita fasadë e Ramës, KQZ u jep mandatin tre emrave të rinj nga LSI-ja

Lajme, Të fundit


Edhe pse Presidenti i cilësoi si thellues të krizës institucionale, KQZ i dha mandatin 3 kandidatëve në listës e LSI-së, e cila mban firmën e Metës, në atë kohe kryetar i kësaj force politike. Tre emrat e rinj pritet të betohen të enjten në Kuvend, duke e çuar grupin e ri opozitar në 14 mandate.

Tre deputet të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim i shtohen kuvendit të Shqipërisë. Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve i dha mandatin Ralf Gjonit në Qarkun e Tiranës, Nimet Musait në Qarkun Fierit dhe Enda Koçirajt në Qarkun e Vlorës.

3 deputetët do të betohen të enjten në Kuvend duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në kuvend.

Ndërkohë KQZ ka njoftuar kandidatët pasues në listën e PD-së dhe LSI-së, për të plotësuar vakancat pas dorëheqjeve në bllok. Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 96 deputet.


4 Comments

  1. Ish opzita thoni, ndjes past. Keshtu eshte kur mer mendt e SHULLAKUT dhe BUSHATIT. Jam kurioz te di, e shiten kete ide per te shkatruar opoziten si fillim, dhe pastaj ti vij fundi dhe kesaj mazhorance? Apo nuk dinin se cfar thoshin dhe ja futen kot. NJE GJE ESHTE E SIGURT, QE NE FUND SIDO TE VEN GJERAT, KETA TE DY DO MBURREN SE ISHTE IDEJA E TYRE.

  2. Po si eshte opozita fasade e Rames? A jane keta te caktuar nga PD, LSI?
    Dicka e ngjashme mund te thuhet edhe per ata qe nuk shkojne ne parlament. Dele qe shkojne pas kryetarit.

    Kjo eshte opozita ne parlament tani per tani. Po faji nuk eshte vetem i Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *