• |
ide | kryesore

Përplasi makinën ku udhëtonin nënë e bijë, arrestohet 20-vjecari nga Korça

Lajme


Policia e Korçës arrestoi një 20-vjeçar, si autor të dyshuar të një aksidenti ku mbetën të plagosur nënë e bijë.

Në pranga u vu K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Bulgarec.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka goditur mjetin tip “Renault” me drejtuese shtetasen E.K, 32 vjeçe, banuese në Korçë, e cila udhëtonte me vajzën e saj shtetasen E.F., 6 vjeçe, të cilat ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *