• |
ide | kryesore

Shpërndanin kanabis e heroinë, 4 të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit


Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor i koduar “Qelqi”, u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në pranga ranë E. Xh., 26 vjeç, S. D., 24 vjeç, A. B., 24 vjeç dhe B. V., 55 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *