• |
ide | kryesore

Dëshmitari tregon detaje nga vrasja në Shkodër

Lajme, Të fundit


Nard Polia u vra pasditen e djeshme në Shkodër me 20 plumba nga një armë silenciator. Nga të dhënat e fundit mësohet se viktima ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër. Ai është Xhovan Mirashi punonjës i një servisi ku viktima kishte shkuar për të rregulluar automjetin.

Xhovan Mirashi ka dëshmuar në polici pavarësisht gjendjes së rëndë psikologjike. Sipas tij ai autori  ka qenë një person i vetëm, i cili ishte mbi motor dhe kishte mbi kokë  skafander te zezë. Ai është ulur nga mjeti me qetesi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës dhe pastaj është larguar me shpejtesi.

Motori u gjet i djegur rreth nje orë me vonë pak kilometra larg ngjarjes, pranë urës së Mesit.

Familjarët thonë se ata përherë i druheshin ndonjë aksidenti fatal duke qenë se ai ishte i apasionuar pas udhëtimve në terrene ekstremisht të vështira.

As vetë Nardi duket se nuk e ka menduar se dikush kishte qëllimin ta vriste. Ai qarkullonte i lirë dhe nuk kishte konflikte të njohura.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *