• |
ide | kryesore

Kryemadhi reagon pas goditjes me bojë ndaj Ralf Gjonit, Rama do që ta bëjë klloun

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pak pas sulmit me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni. Në një prenoncim për mediat, Kryemadhi në lidhje me rastin fajëson kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, e gjithë ngjarja është një show për të larguar vëmendjen nga situata politike.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Regjizori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë, do t’i bëjë edhe kloun deputetet e rinj me idenë që është sulmuar. Më vjen shumë keq për rastin. Legjitimiteti i atij parlementi nuk është më. Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm këtu, por kjo shitblerje e votës ka varfëruar shqiptarët. Çdo njeri ka hall ose është i papunë ose nuk ka mundësi të paguajë faturat ose i kanë ikur fëmijët nga protesta.”-u shpreh Kryemadhi.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *