• |
ide | kryesore

Pamje nga vrasja në Elbasan, si u ekzekutua në lokal avokati i Shullazit (VIDEO)

Lajme


Lapsi.al sjell pamje nga vrasja në Elbasan. Ravik Gurra është avokati i ekzekutuar mbrëmjen e sotme. Ai njihet si mik i familjes Capja. Motivet e ngjarjes dhe autorët nuk dihen ende, ndërsa policia e shtetit ka dhënë një komunikatë paraprake për ngjarjen. Burime të Lapsi.al thonë se kufoma e avokatit është ende në lokal, teksa po vijojnë ekspertimet nga grupi hetimor. Mësohet gjithashtu se Ravik Gurra ka qenë edhe avokat i Emiljano Shullazit.

Njoftimi

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *