• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kambistit i grabisin 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës tek Unaza e Re

Lajme


Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur para tre ditësh tek Unaza e Re.

Teksa kambisti po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij, e ka sulmuar një person i maskuar, i cili i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës.

Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ke mundur të ndalojë grabitjen. Për fat të mirë, grabitësi nuk e ka plagosur kambistin.

Pas ngjarjes, ky i fundit ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.

Nga policia nuk ka pasur reagim për ngjarjen.

Gazeta Shqip ka siguruar videon e autorit i cili largohet me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.

 

 


1 Comment

  1. Cuni fariut mbledh shpellaret per proteste,skifteri I salihut vjedh njerzit qe punojne,dhe parate cuni fariut I ndane per shpellaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *