• |
ide | kryesore

Ofendoi policët duke qenë në gjendje të dehur, arrestohet 36-vjecari

Lajme


Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar në Përrenjas, pasi në gjendje të dehur ka shtyrë dhe fyer e ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar E.K., banues në Përrenjas.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi në Prrenjas, në gjendje të dehur, për shkak të detyrës, ka shtyrë, fyer e ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Goditja për shkak të detyrës”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *