• |
ide | kryesore

PS miraton pa lexuar deklaratën e Kongresit: Opozita nuk na shantazhon dot

Lajme, Të fundit


Në përfundim të punimeve të seancës së parë, Kongresi i PS miratoi deklaratën e përbashkët të kësaj force politike. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se PS nuk shantazhohet nga kriza artificiale që krijoi opozita.

Më poshtë deklarata e plotë. 

Sot në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, vijmë me bindjen e përforcuar se jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin duke garantuar një ekonomi të qëndrueshme, rritje të mirëqenies së qytetarëve, punësim, shërbime publike më të mira dhe të aksesueshme për të gjithë, drejtësi sociale dhe integrim në familjen e përbashkët Europiane.

Të vetëdijshëm se opozita në papërgjegjshmëri të plotë politike, ka krijuar një ngërc artificial duke braktisur institucionet kushtetuese të vendit, na lind detyra të përfaqësojmë pa asnjë dallim, masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, një vend europian, me shumë oportunitete për gjeneratat që do të vijnë.

Partia Socialiste në këto 5 vite e gjysëm është krenare për arritjet e saj në qeverisje dhe njësoj e vetëdijshme për sfidat në vazhdim. Shtetformimi dhe rikthimi i ligjshmërisë, riformatimi dhe fuqizimi i institucioneve, transformimi radikal i sistemit të drejtësisë përmes një reforme tërësore që vazhdon, reformimi i sistemit arsimor, përmirësimi i shërbimit shëndetësor dhe i shërbimeve pa pagesë, rritja ekonomike dhe mirëmenaxhimi i financave publike, rritja e punësimit, mbështetja sociale, mbështetja e fermerëve, përmirësimi i klimës së biznesit, bashkëqeverisja me njerëzit për përmirësimin e vazhdueshëm të administratës, kanë qenë kryefjala e çdo përpjekje të qeverisë për një Shqipëri më të mirë, për Shqipërinë që duam.

Tashmë në gjysmën e mandatit të dytë qeverisës, ka ardhur koha të bëjmë një bilanc realist të të gjitha premtimeve tona elektorale ku falë eksperiences së sukseshme qeverisëse, angazhimit dhe përgjegjshmërisë kemi siguruar:

Rritje ekonomike mbi 4% në 2018, niveli më i ulët historik i papunësisë 12.3%, mirëmenaxhim të financave publike, reduktim të borxhit publik, rritje e të ardhurave në 27% të PBB, investime të huaja direkte për tre vite rradhazi në nivelin rekord 1 miliardë dollarë, rritje të konsumit, rritje dy shifrore te eksporteve, rritje dy-shifrore të turizmit dhe rreth 6 milionë vizitorë në 2018.

Falë politikës së taksimit të ndershëm, përmes taksës progresive 97% e shqiptarëve dhe mbi 91% e bizneseve në Shqipëri kanë përfituar ulje të drejtpërdrejtë të barrës fiskale.

Të ardhurat neto të disponueshme të familjeve shqiptare janë rritur duke u shoqëruar me rritje të konsumit dhe mirëqënies. Përfitimet më të mëdha i kanë ndjerë familjet me të ardhura të ulëta, shtresat vulnerabël dhe të margjinalizuara të shoqërisë sonë si rezultat i uljes së varfërisë dhe pabarazisë sociale që në 2013 kishin arritur kulmin.

Të dedikuar për një politikë ndërtuese për Shqipërinë, refuzojmë me vendosmëri politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes në favor të interesave thellësisht të ngushta personale, por në kundërshtim me interesat madhore të vendit. Shqipëria është një vend me vokacion europian dhe rruga jonë e vetme është Europa.

Tashmë në gjysmën e mandatit të dytë dhe në prag të zgjedhjeve lokale 2019, të tjera sfida të rëndësishme na presin, me qytetarët dhe për qytetarët e këtij vendi. Kemi bindjen që shqiptarët do të dinë sërish të zgjedhin me maturi dhe pëgjegjshmëri, në favor të stabilitetit, sigurisë, drejtësisë, mirëqenies, punësimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.

Partia Socialiste është e vendosur për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR të tre zgjedhjeve të fundit, duke u bazuar në tre shtylla kryesore (i) Depolitizimi i administratës zgjedhore; (ii) Sigurimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut dhe (iii) Aplikimi i teknologjisë për votimin dhe numërimin elektronik.

Produkti paraprak i shkruar nga ekspertët më të mirë vendas me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi para miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në përmbushje të detyrimeve që burojnë prej procesit të integrimit europian.

Partia Socialiste nuk mund të jetë indiferente ndaj veprimeve të dhunshme dhe anti-demokratike të partive opozitare dhe as nuk mund t’i nënshtrohet shantazheve publike jashtë kornizës kushtetuese. Djegia e mandateve nga një grup i deputetëve opozitarë është një akt i pashembullt kundër parimeve të demokracisë dhe parlamentarizmit, por edhe braktisje e përgjegjshmërisë politike, kushtetuese dhe institucionale ndaj vendit dhe qytetarëve. Braktisja e Kuvendit dhe dhuna sistematike ndaj rendit institucional në Shqipëri është një goditje ndaj interesave afatgjatë të Shqipërisë, impaktojnë negativisht imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Partia Socialiste e Shqipërisë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të vijojnë të mbeten të angazhuar e përkushtuar në garantimin dhe ruajtjen e rendit demokratik dhe avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë.

Partia Socialiste është legjitimuar si forcë qeverisëse përmes votës së qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e vitit 2017. Vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës, legjitimiteti i qeverisë dhe afatet kushtetuese elektorale, nuk mund të deformohen me instrumente anti-kushtetues dhe akte anti-demokratike të pakicës jashtë parlamentit. Dialogu parlamentar, politik e shoqëror mbetet e vetmja zgjidhje dhe duhet të jetë i vetmi instrument i promovuar nga të gjithë forcat politike, në favor të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

Ky Kongres vendos piketat për përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të Qershorit 2019 dhe zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2021.


9 Comments

  1. e pat pesuan ter bythqirit orgazem ne prapanic,mjer pallati i kongreseve era dhjere stalini do i vir edhe per 20 vite.kee kuterbim nuk u eq dot kush kafsheve te enverit tashem te shenderruar ne krymba qenefi negjmije nga ku u ngjiz e lind rama,balla.xhafa etj.qfare stisje kim il jungu rama e erionka po ja kalojn dhe ketij.pervers njerz e vrases rreth e rreth ridhjerjes.sot rama,ruqi,xhafa,tahiri,balla ,lesh lleshi,negjmija ,baba taku ,gjelil e ilir gjoni,meta,gjinushi,ilir beqja,belinda balluku,gjiknuri duhet te ishin ne burg e te hanin mut te that te burgosurve politik.

  2. populli mt sot po merr mut prap nga rama,erionka velija,balla.shyqyr qe jam kosovar e nuk ha mut stalini 75 vite.te duron bijet e stalinit esht si te kesh mut ne tru,zemren prej muti,mushkrin prej muti,melqin prej muti,gojen kapak qenefi,syt qorr,veshet shurdh.vetem bytha ju punon RIDHJERJEVE TE STALINIT:

  3. RIDHJERJA KUJTON SE KUR SHUMZON MUTIN ENVER ME MUTIN RAMA DEL NJE OBAMA POR KAN HARRUARR SE MUT ENVERI MUT RAMA;MUT BABA TAKU MUT BALLA MUT SAJMIRI MUT XHAFA MUT RUQI ETJ BEHET NJE KAPEC APO MULLAR MUTI.nga muti ne mut delet,derrat,lopet,gjelat maje plehut shkojn.perparaaaaaaaaaaa NE MUUUUUT RIDHJERJEEEEEEEEE.

  4. te na rroje partia e sumes!
    se ky komb e meriton plotesisht, bile pak e ka!
    mjere ajo pakice qe i qelloi te jetoje mes kuqove!
    ikni nga syte kembet, mos ktheni koken, me kta sbohet tregti, kta te shtetezojne edhe mendimet!!

  5. Me kujtohet ajo kenga -Lart flamujt e Kongresit-sot mund ta adaptosh ate kenge dhe ta kendosh -Lart me lart o shoke
    —————————-flamujt e halese
    —————————-per fitore te reja
    —————————-perpara do na prese
    —————————kur te mos mbetet kembe njeriu
    ————————–dhe keter vend fare ta dhjese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *