• |
ide | kryesore

Kush është Arlind Gjokuta, Drejtori i ri i Doganave

Lajme, Të fundit


Arlind Gjokuta, drejtori i ri i Doganave, më datë 02.03.2017 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.

Gjokuta ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Z. Gjokuta ka përvojë në çështjet fiskale, operacionet monetare, analizat ekonomike dhe në menaxhimin e riskut. Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.

Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është çertifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ka marr pjesë në trajnime dhe seminare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare si FMN, Banka Botërore, Banka e Anglisë, Banka e Holandës, Banka e Italisë, Center of Excellence in Finance etj.

Z. Gjokuta është autor dhe bashkëautor i disa punimeve kërkimore, kryesisht në analizën e politikës fiskale dhe të qëndrueshmërisë të borxhit publik.


3 Comments

  1. Njerez me integritet, duhet te marrin ne dore kete sektore kaq jetike dhe delikat per biznesin ne shqiperi. Duhet reforme e thelle, ku te largohen injorantet, mediokrit e te korruptuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *