• |
ide | kryesore

Rama përballë gruas së larguar padrejtësisht nga puna: Më vjen zor, përgjegjësinë e ka qeveria

Lajme, Të fundit


Në takimin e kryeministrit Edi Rama me persona që kanë gjetur zgjidhje pas denoncimeve në platformën e bashkëqeverisjes, ka qenë edhe një grua vlonjate e larguar nga puna, si pjesë e administratës së ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ajo ka treguar të gjithë vështirësitë që ka kaluar në gjyqe, e vetme, pa avokat, për vite, deri në momentin që është ankuar në platformë. Më pas gjykata ka vendosur rikthimin e saj në detyrë dhe pagesën për gjithë dëmin e shkaktuar.

Pas fjalës së gruas, Rama u shpreh se i vinte zor për ato që kishin ndodhur dhe se përgjegjësinë për gjithçka e ka qeveria.

Rama: Nga Vlora je?

Gruaja: Po

Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.

Gruaja: Janë larguar.

Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e t’u janë larguar.


7 Comments

  1. O-Zagar -po te ishte nga Shkodra apo Tropoja si do veproje?.Ndryshe-do e hidhje breg me breg jo fajin nuk e ka qeveria por ata qe te kane larguar nga puna etj ,etj,.Punon me dy standarte o psikoskizofren.

    1. Kthehuni 6 vjet pas dhe mendoni se cfar pergjigje do jepte sala. TI JE E VEN NGA KUNDERSHTARET E QEVERIS, TI JE NJE GRU ME TE KALUME TE DYSHIMT, TE NJOF UN TYEE.. PO PO

  2. qfar pripagande qenefi negjmije.ket nuk e kan ber as hitleri,stallini,enveri,ramizi,kristaq rama,spiro koleka,ruqi e edvin mut qenefi i negjmijes ku ka dhjer stalin rama.e largojn nga puna pa te drejt dhe platforma e mutit te qenefit negjmije i zgjidh qeshtjen.o muta qe i besoni e votoni ridhjerjet kete grua gjykata duhet te kthente por ne qelbsiristanin e rames nuk ka gjkata por krymba qenefi.

  3. Te pranosh defektet e qeverise per servilizem e shitje politike, e te mos e pranosh se je ti strumbullari i keq qeverisjes, vetem tije, e kjo te vjen nga megallomania e asaj qe e quan vehten te pa zevendesueshem, apo diktator i fshehur.Kur e prano qe eshte fai i qeverise, nje KM, me dinjitet, e personalitet jep doreheqjen, por kete nuk je ne gjendje ta besh ti, i semuri i ballkanit, s;te le karrierizmi i semure, e borxhet qe ke per te lare, andaj mos dil e bej te tilla deklarata se jane bumerang mbi koken e pushtetit tend te deklasuar.

  4. Jane me qindra te pushuar nga puna nga drejtuesit e Rilindjes .
    Kane fituar gjyqet dhe nuk marrin leket…Jane mbi 1 miliard lek nga buxheti per ata qe kane fituar gjyqet.
    Kush mban pergjegjesi per keto lek qe paguhen nga xhepat tone…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *