• |
ide | kryesore

Takim i fshehtë Meta-Basha në Presidencë, çfarë po kurdis opozita

Lajme, Të fundit


Ditën e djeshme, Lulzim Basha dhe Ilir Meta zhvilluan një takim kokë më kokë në zyrën e Presidentit.

Biseda e bërë ndërmjet Metës dhe Bashës ka qenë tepër konfidenciale dhe palët janë munduar për ta mbajtur takimin e tyre larg vëmendjes së medias, por mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë kriza politike si edhe djegia e mandateve nga ana e opozitës, shkruan panorama.

Qëndrimet 

Para disa ditësh, kreu i shtetit apeloi që palët të tërhiqen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut. Qëndrimin e parë, Meta e mbajti gjatë vizitës së Presidentit slloven, ku kërkoi që Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha, të bëjnë hapa pas në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën politike.

Në atë kohë, Meta pati deklaruar: “Të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend. Unë besoj se kur ka vullnet e përgjegjshmëri dhe vihen në plan të parë interesat kombëtare-dhe interesi kombëtar gjithashtu, duhet të na motivojë shumë fort për shkak edhe të kohës që po pakësohet,-ka të bëjë edhe me një vendim të mundshëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë”. 

Kësaj thirrjeje të Presidentit, Basha iu përgjigj, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas.

Po në të njëjtën ditë, kreu i PD-së deklaroi se: “Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta, por mund t’ju them se në përpalljen me krimin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm hapat përpara dhe largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë, Parlament dhe qeveri, prodhim i votës së tyre, jo i Niçeve, Avdylajve, Bajrajve, Shullazëve etj”. 

Por me sa duket, tanimë palët kanë lëvizur nga pozicionimi i tyre dhe takimi i djeshëm në Presidencë duket se ka vënë në lëvizje gjetjen e një zgjidhjeje.


6 Comments

  1. Me urdher te salihut lulu shkon takon like floririn qe dhe presidenca te behet pale,por politika behet ne kuvend dhe jo fshehtas ne per skuthat e presidences

  2. Perderisa ka dale ne portal, ketu nuk ka gje per fshehtesi, por per te gjetur levizjen, e veprimin politik. Per ti analigjizuar bisedat kur nuk dihen se perse , e si kane biseduar, eshte qe te corodisim mendjet e komentueseve e lexueseve te portalit. Me i corodituri, e si psiko komentues i eshte ky i perditeshmi Ipaemer, ose emer humburi, ashtu sic ka humbur llogjiken e aresyen. Kete e rreflekton cdo dite me komentet idioteske, pa permbajtje, por vetem me mllef urrejtje. Kjo tregon me se miri qe eshte vellai i qenit.

  3. Ty xixa eshte mire te kapin ne dore shpellaret e salihut dhe te kenaqen me ty,ne komentin tim ku e shikon mllefin dhe urrejtjen ti mor bole,por ti behesh si shabani i dikurshem,mos i ngatarro me ilacet dhe mos u shoqero me stalinin e zigurin se pastaj……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *