• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 shqiptarë me 110 kg droge në kufirin greko-shqiptar

Lajme, Të fundit


Kapet sasi e madhe droge në kufirin greko-shqiptar, në Sajadhë, Igumenicë. Sipas policisë helene, droga, 110 kilogramë marijuanë, vinte nga Saranda dhe kishte kaluar nga kufiri i gjelbër.

Janë arrestuar dy shqiptarë, shoferi 57 vjeç dhe pasagjeri 48 vjeç.

Policia greke ka ndërhyrë sot në orët e para, ka ndaluar makinën që ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Sipas policisë, makina rezulton e marrë me qira në Greqi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *