• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, si po e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare

Lajme, Të fundit


Media të huaja prestigjoze si “New York Times” apo “The Associated Press” kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës.

“Mbështetësit e opozitës në Shqipëri përpiqen të pengojnë zhvillimin e seancës parlamentare. Protestuesit e opozitës shqiptare, teksa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohëshme, kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në parlament.” – shkruan New York Times.

“Protestuesit e udhëhequr nga Partia Demokratike përdorën tymuese, kapsolle dhe u përleshën me policinë duke u përpjekur të thyejnë kordonin, që mbron ndërtesën e parlamentit ku po mbahet seanca parlamentare e radhës. Opozita akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon. Që nga mesi i muajit shkurti, mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të qeverisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë.” – citohet në artikullin e New York Times.

Ny Times

“Opozita protesta, tensione” është titulli agjencisë së lajmeve ANSA.

“Partia demokratike bën thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Socialist Rama. Tensionohet protesta e sotme nga ana e opozitës shqiptare, përpara Parlamentit ku është duke u zhvilluar protesta e radhës. Përveç fishekzjarrëve dhe bombave të tymit, grupet e protestuesve kanë provuar disa herë që të kalojnë kordonin e sigurisë në hyrjen kryesore, ku janë vendosur shumë oficerë policie. Që nga shkurti i kaluar, opozita ka zgjedhur të dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit socialist Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas krijimit të një qeverie transitore. Një grup deputetesh të opozitës dhanë dorëheqjen, duke hequr dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Megjithatë, të paktën 17 prej tyre u zëvendësuan nga kandidatë të tjerë të opozitës, të cilët ishin në listat e vitit 2017.” – shkruan ANSA

Ansa

Po ashtu protesta është transmetuar ‘Live’ edhe nga Zëri i Amerikës, përmes rrjeteve sociale.

Voa


4 Comments

  1. Jane duke i bere jehone protestes qe financohet nga njerz te fuqishem prane putinit,prandaj dhe PD me 3000 shpellare kujton se do vij ne pushtet,lobimi rus per lulune dje beri jehone nga amerika ne tirane,prandaj dhe lulu si gjelQyrrs po kendon ne proteste

  2. O edi lesi ti mutin e ke per dite,por thuaj ndonje fjale per protesten madheshtore se per kete paguhesh nga parate ruse o Qafir

  3. Se kure do sqarohet e te kthjellohet ky kodoshi qe i ka humbur emeri nuk dime, por dime qe sa here qe futet ne komente eshte po injejti qen, qe leh e mjaullin po me nje vrime. Idiotizmi, e shkurtesia e llogjikes se ketij bastardi, te shtyn qe tia themi ndonji pershkrim, pasi edhe se vlen per kapacitetin e trurit te s;fazuar qe ka. Protesta o idiot zhvillohen ne tere boten. Ato nuk financohen as nga sorosi si qeveria tende, as nga mafiozet e droges , po te qeverise sate. Kthjellohu, dhe mos lexo prapaskenat e kulisheve te kuq komplotues, se ti, dh kodoshet tuaj kudo qe jane e dine me se miri qe PDja ishte dhe eshte partia e pare me pro perendimore, qe nuk ka e s;ka patur lidhje me ruset. Ke fakte, prova se ky idioti tend i sektit, bashke me Vucicin, bashkepunojne fshehtas me rusine, por qe te mbuloni diellin me shoshe( kot e keni) shpifni pagesa ruse per PD qe ty si kodosh te vjen per shtat. Ju zuzare, butake te sektit te qelbesirave, nuk mund te barazoni qenien e partise tuaj me perendimin, me shume se PDja, sepse ju njohin, dhe e dine qe ju, e ata qe kane qene si ju, luftonit imperializmin amerikan. Cfare do qe te beni e thoni ben pjese vetem ne stilin tuaj te mashtrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *