• |
ide | kryesore

Zjarr i fuqishëm në Krujë, flakët përfshijnë hektarë të tërë tokë

Lajme, Të fundit


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hektarë të tërë tokë në Krujë.

Zjarri ka rënë në fshatin Fushë Madhe, në vendin e quajtur Dane ku janë djegur deri tani mbi dy hektarë tokë të mbjellë me ullinj e shkurre. Mësohet se flakët e zjarrit favorizohen nga era.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe persona të paidentifikuar i kanë flakën fillimisht disa shkurreve e ferrave dhe më pas të ndihmuara nga era flakët kanë përfshirë një zonë e madhe duke dalë jashtë kontrollit. Banorë dhe zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë flakët por është tepër e vështirë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *