• |
ide | kryesore

Zbulimi i Szczesny: “I pres penalltitë falë CR7”

Sport, Video



Pasi ka arkivuar Cagliari me golat e Bonucci e Kean, Juventus vendos në shënjestër Milan, përplasja e fundit përpara ndeshjes së vajtjes cerekfinale të Champions kundër Ajax. Mbeten vetëm tre fitore për të fituar kampionatin dhe Wojciech Szczesny, kërkon ta fillojë countdoën që në ndeshjen me kuqezinjtë.

Polaku në San Siro ishte ndër më protagonistët, duke i pritur penalltinë Gonzalo Higuain. E në lidhje me këtë portieri i Juventus ka treguar një prapaskenë interesante që përfshin edhe Ronaldon: “Cristiano kishte luajtur më parë tek Real Madrid me Higuain e më dha disa detaje se si ta prisja penalltinë, ndoshta nuk e dinte se unë kam luajtur një vit këtu tek Juve me Pipita. Më dha këshillën të hidhem shpejt sepse Gonzalo është nga ata që nuk e sheh kurrë portierin, gjë që është e vërtetë. E në fund e bëra atë pritje. Më pëlqen fakti që Cristiano më jep këshilla, që nga ajo herë kur akordohet penallti kundër nesh vjen gjithnjë të flasë me mua e kjo e vendos në konfuzion mendjen e kundërshtarit që është gati të ekzekutojë penalltinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *