• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Mitrovicës/ Hajradinaj: Qytetarët duhet të marrin pjesë masivisht në votime

Lajme


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hajradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës. “Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.”- shkruan Hajradinaj në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Pak më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se zgjedhjet do të zhvillohen më datë 19 maj. Më 27 nëntor të vitit 2018, kryetarët e komunave të veri të Mitrovicës: Stevan Vuloviq në Zubin Potoku, Zoran Todiq në Leposaviq, Vuçina Jankoviq në Zveçan dhe Goran Rakiq në Mitrovicën Veriore, dhanë dorëheqjen në shenjë mospajtimi ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 % ndaj produkteve të importuara nga Serbia.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, ish-kryetarët katër komunave u shprehën se përmes taksës, serbëve të Kosovës u ishte kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë. Vendosja e taksës u ndërmorr nga qeveria kosovare si reagim ndaj kundërshtimit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si edhe ndaj politikës së diplomacisë serbe në vende të caktuara të Bashkimit Evropian për tërheqjen e njohjes zyrtare të Kosovës. “Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. CEFTA nuk ka fuksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj”, e argumentoi në krye të herës vendimin kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Hajradinaj, i cili ka shprehur vendosmërinë për ta mbajtur në fuqi këtë taksë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, përkundër apelit të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe uljen në tryezën e bisedimeve.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *