• |
ide | kryesore

Ramën s’e mbajnë nervat tek AFP: Krimi, krimi, krimi…Kemi krim sa vendet e BE

Lajme, Të fundit


Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dha një intervistë për agjencinë franceze, duke theksuar se paqartësia e BE-së ndaj angazhimit në rajon po e dëmton Ballkanin Perëndimor. Teksa afrohen zgjedhjet e Parlamentit Europian, disa vende, sidomos Franca, kanë zbehur shpresat për anëtarësim.

Rama thotë për AFP se mungesa e qartësisë do ketë pasoja në Ballkanin e brishtë. Madje Rama tha se pikërisht Brukseli e ka fajin për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në këto komente. Sipas tij, nëse do ishin liberalizuar vizat me Kosovën, nuk do kishim vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbë.

Rama rezervoi edhe një paralajmërim nëse BE vendos të nisë negociatat me Maqedoninë Veriore, duke lënë pas Shqipërinë. Sipas tij, kjo do ishte një “verbëri monumentale në këndvështrim strategjik”.

AFP shkruan se refreni i Brukselit për Shqipërinë është që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Por Rama thotë se fokusi tek krimi është ‘i fryrë’ dhe përdoret për të justifikuar vonesat në fillimin e negociatave.

“Krimi, krimi, krimi. Sigurisht që kemi një problem me krimin, por jo më shumë se disa vende që janë madje anëtare të Bashkimit Europian,” tha Rama.

Ai përfundoi duke thënë se dëshira për të ardhmen brenda BE nuk është zvogëluar në Shqipëri.


13 Comments

  1. PO ATA VENDET E BE E KANE RROGENE 1200 ERO ME E PAKTA E KANE PUNEN E GARANTUAR LIGJIN E GARANTUAR DHE NUK JANE RRUMPALL PSE KUR JU PELQEN MATENI ME EUROPEN DHE JO NE TE GJITHA RASTET DHE ASPEKTET VJEDHJE NDODHE POR KETU NUK ZBULOHET PSE SI PER CFARE KUSHE ME KE DHE PER KE

  2. ” Ramën s’e mbajnë nervat tek AFP: Krimi, krimi, krimi…Kemi krim sa vendet e BE”

    Opo nuk kemi fare por fareeeeee krim o naltmadhnia juj kadri aneta mustafa rama .

  3. Ky nuk e shikon dot se eshte vete krimi . Ky eshte si nastradini kur ishte mbi kal nuk e numeronte veten kur zbriste i dilte nje me pak . Or nastradin rama , ketu krimi bene ligjin dhe komando kudo . Kur do ta kuptosh qe ka raste qe edhe bihet tuç or idioti i anetes .

  4. A mornoall kari po ti ke qene gjithkone i rrjedhur nga trute due gjen njerez me halle e ja u shet per krearivitet artistik qe te tjeret medemek “nuk arrijne ta kuptojne”. Po duhesh varur or te vdekte zaho duhesh varur, bashke me eliten sorosiane.

  5. Pse prishni nervat dhe gojen me kete. Cfaredo emri ka eshte shume pak me sa meriton ti thuhet. Po kaq eshte fjalori i shqipes. Ju kam thene eshte per ne hage per krime kunder popullit te vet gjytyrym qe po e le ende te beje cfare do. Skenderbeu i spiropalit.

  6. Kapeni se do u haje te gjalle, eshte kthyer ne vampir qe keta zagaret qe i vene pas, po e lene qe te cmendet, por se dine se hijena han edhe kelyshet e vet, andaj ore qelbesira te sektit, kapeni, e cojeni te vizitohet ne ndonje psikiatri me te specializuar nga ajo qe shko ne itali qe ta keni si kallup, se si mend,,,,,,,ja e shihni se ku ka arritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *