• |
ide | kryesore

“Kam vrarë 7 gra”, rrëfehet në gjykatë vrasësi serial (FOTO)

Planet



Ndaj një dyshuari për vrasjen 7 grave, mes tyre edhe dy vajzave të vogla të moshave 6 dhe 8 vjeçe, gjykata e Nikozias vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

35-vjeçari ka dalë thuajse i qetë përpara gjykatësve duke pranuar fajin. Fjalët e tij kanë qenë: “Jam dakord për paraburgimin”, shkruan gazeta greke “Zougla”. I dyshuari është një ish-oficer i ushtrisë, raportojnë mediat greke.

Ngjarja u trumpentua me të madhe si një krim i tmerrshëm, në kufijtë e horrorit. Kjo ka bërë që asnjë avokat të mos e marrë përsipër të mbrojë të dyshuarin, së paku deri tani. Ajo që ka habitur më shumë është se 35-vjeçari ka treguar vetë se ka kryer 7 vrasje.

“Kam kryer 7 vrasje. Aq janë, nuk janë më shumë”, ka qenë fjala e tij përpara hetuesve. Gratë e vrara dhe më tej të hedhura në një liqen nga i riu qipriot janë kryesisht nga Filipinet. Në Qipro jeton një komunitet i tërë nga Filipinet. Kundër 35-vjeçarit rëndojnë një sërë akuzash, 7 vrasje të rënda me paramendim dhe të tjera.

Procesi ndaj tij u mbajt me kushte të forta të sigurisë. Burri vrasës ka pranuar se ka hedhur trupat e viktimave në liqen, pasi i kishte ngarkuar në valixhe. Qindra e mijëra qytetarë kanë protestuar për rastin e rëndë. Ndërkaq, për ngjarjen reaguan edhe politikanë të lartë të vendit, duke e dënuar me forcë atë që ka ndodhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *