• |
ide | kryesore

Sulmi në Burkina Faso, pastori dhe 5 persona të tjerë mbetën të vrarë

Planet


Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi i ditës së djeshme mbi një kishë në Burkina Faso, në perëndim të Afrikës. Një grup atentatorësh kanë hapur zjarr mbi objektin e kultit teksa besimtarët po largoheshin nga shërbesa e së dielës.

Mes viktimave bën pjesë edhe pastori protestant, Pierre Ouedraogo, i cili po drejtonte meshën solemne në kishën e Silgadji, në provincën e Soum. Së bashku me Ouedraogo, humbën jetën edhe dy fëmijët e tij të pranishëm në shërbesë.

Më shumë se gjysma e banorëve të Burkina Faso-s i përkasin fesë myslimane, ndërsa të krishterët, shumica prej të cilëve janë katolikë, përbëjnë rreth 30 % të popullsisë. Afrika Perëndimore ka qënë pre i sulmeve xhihadiste që prej vitit 2015.

Grupet xhihadiste rregullisht targetojnë klerikët e krishterë dhe ata myslimanë të moderuar në veri të vendit. Me qindra njerëz kanë humbur jetën, si pasojë e këtyre sulmeve. Një prift katolik u vra në shkurt gjatë një bastisje, që u atribuohet xhihadistëve dhe një grup personash të armatosur rrëmbyen një prift tjetër në veri në mars.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *