• |
ide | kryesore

Konflikti mbi sistemin raketor rus/ Trump bisedë telefonike me Erdogan

Planet



Donald Trump dhe homologu i tij turk, Reccep Tayyip Erdogan diskutuan në një bisede telefonike propozimin turk që përmes një grupi pune të përbashkët të adresojnë mosmarrëveshjet rreth planeve të Ankarasë për blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus S-400, njoftoi presidenca turke.

“Presidenti ngriti propozimin për krijimin e një grupi pune lidhur me sistemin e mbrojtjes S-400”, thuhet në njoftim.

Të dyja vendet kanë kundërshtuar njëra tjetrën për muaj me rradhë lidhur me mundësite e pajisjes së ushtrisë turke me sistemin rus. Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem nuk është në përputhje me rrjetin e mbrojtjes të NATO-s dhe mund të komprometojnë avionët e saj F-35.

Ankaraja ka thënë se një grup pune mund të vlerësojë ndikimin e sistemit rus S-400 në avionët luftarakë. Sekretari i Shtetit i SHBA.-së, Mike Pompeo dhe disa senatorë të SHBA kanë paralajmëruar Turqinë se do të ndëshkohet për blerjen e S-400-s, sipas një ligji që kërkon sanksione kundër vendeve që marrin pajisje ushtarake nga Rusia.

Turqia ka thënë se si një anëtare e NATO-s, ajo nuk përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet nuk duhet të zbatohen ndaj saj. Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se Trump dhe Erdogan kishin diskutuar blerjen e planifikuar të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga ana e Turqisë. Trump dhe Erdogan gjithashtu diskutuan për tregtinë mes dy vendeve dhe krizën në Siri, tha Shtëpia e Bardhë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *