• |
ide | kryesore

Mirditë, zbulohen fidanë kanabisi gati për mbjellje. Dy të arrestuar

Lajme, Të fundit



Dy të rinj në Mirditë janë arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

“Policia e Mirditës pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë, si dhe kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë” sqaron policia.

Policia Mirditë në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *