• |
ide | kryesore

Vrasja në Laç, përcillen në banesën e fundit dy të rinjtë

Lajme, Të fundit



Familjarë, miq dhe të afërm përcollën pasditen e sotme në banesën e fundit kushërinjtë Mikel e Jani Jushi, të cilët u vranë mbrëmjen e të dielës në Laç

Familjarët mësohet se nuk kanë folur asnjë fjalë për krimin dhe gjithçka ka kaluar në heshtje.

Ndërkohë më herët u vetëdorëzuan në polici pas negociatave me familjarët dy autorët e dyshuar të vrasjes Markel e Vinçens Bushi.

Ndërsa 23 vjeçari Manuel Bushi vijon të jetë në kërkim.

Autoret pritet të merren në pyetje nga grupi hetimor për të mësuar më teper detaja rreth kësaj ngjarje motivet e vërteta të së ciles ende nuk dihen./ora news


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *