• |
ide | kryesore

Ndihma ndaj Maduros, Trump kërcënon Kubën me sanksione

Planet



Donald Trump kërcënoi me vendosjen e embargos në Kubë pas pretendimeve se qeveria komuniste po ndihmon regjimin socialist të liderit Nikolas Maduro, për të mbajtur pushtetin në Venezuelë. Presidenti tha se nëse Kuba nuk do të tërheqë trupat nga Venezuela, ai do të vendosë nivelin më të lartë të sanksioneve në ishull.

Paralajmërimin, Trump e bëri përmes një postimi në Twitter ku kërkoi tërheqjen e trupave nga Venezuela.

Kuba, megjithatë sfidoi administratën e Trump për të tërhequr pretendimin se ky shtet po ndihmon Maduron në Venezuelë.  Ministri i Jashtëm, Bruno Rodrigues  e cilësoi Këshilltarin e Sigurisë të SHBA-së, John Bolton një “gënjeshtar patologjik”, javën e kaluar pas pretendimeve se 20 mijë trupa kubaneze në Venezuelë po ruajnë sigurinë për Maduron.

Rodrigues u shpreh se disa nga 10 mijë kubanezët në Venezuelë janë pjesë e sektorit të mjekësisë. Më herët, Bolton u shpreh se trupat kubaneze po mbajnë në fuqi Maduron në Karakas, ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u ankua rreth Rusisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *