• |
ide | kryesore

Thaçi: BE na mashtroi për liberalizimin e vizave

Lajme


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk do të lejojë që në Kosovë të formohet një Asociacion i komunave serbe, i cili do të kishte elemente ekzekutive.

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, Thaçi tha se qëllimi i Serbisë është që në veri të Kosovës, të formohet një Asociacion, i ngjashëm me modelin e Republikës Serbe.

“Serbia ia ka pamundësuar Kosovës që të zbatojë në praktikë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në përputhje në Marrëveshjen e Brukselit të 2013 dhe vendimit të Gjykatës së Kosovës. E ritheksoj edhe njëherë, se nuk do të ketë asnjë lloj asociacioni që mund të ketë ndonjë element ekzekutiv. Qëllimi i qartë i Serbisë me këtë angazhim është që në pjesën veriore të Kosovës të themelohet një Asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, i njëjtë me modelin e Republikës Serbe. Një gjë e tillë nuk do të lejojmë që të ndodhë”, tha presidenti.

Presidenti Thaçi foli edhe për dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ku theksoi se asnjëra palë nuk duhet ta kushtëzojë këtë proces.

Duke treguar për punimet e Samitit të Berlinit, që u zhvillua të hënën, Thaçi tha se atje ka theksuar se perspektiva evropiane e Kosovës është vetëm “frazë” pasi sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, Thaçi tha se BE-ja ka “mashtruar” Kosovën.

“Ratifikimi i demarkacionit (me Malin e Zi), ka qenë kriteri i fundit për liberalizimin e vizave. Mirëpo, e kam theksuar edhe në takim se realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter, ka qenë vetëm një mashtrim dhe asnjë më tepër, apo një premtim mashtrues”, tha Thaçi.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Schengen./REL


1 Comment

  1. Nje si ti; dhe dy shoket e tu, nuk duhet te egzistoni, sepse jeni e keqja Shqiptare! Ju duhet te denoheni per tradheti, jo te jeni aty ku jeni, o prostituta te kombit! Te paska mashtruar Evropa ty ; Evropa plehrat si ti, si rrama, si haxhiu, i ha e i vjell sa here te doje ! Per vizat evropa ka vene kushte dhe ju nuk i keni plotesuar, e pike! Nuk mund te mateni me Berishen ju funderrinat e kombit, qe futi vendin ne NATO E liberalizoi vizat! Jeni per ne kosh te plehrave; si te tille qe jeni! PS: dje nje gazete franceze e njohur shkruante per takimin e Berlinit e thoshte ato qe ti kishe folur me Merkel , dhe shenonte se flisje gjysma shqip e gjysma anglisht, o palatuari,,,,,,,,e tradhetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *