• |
ide | kryesore

Libi, 376 të vdekur dhe mbi 45 000 të shpërngulur gjatë luftimeve në Tripoli

Planet


Sipas të dhënave të publikuara nga filiali i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Libi, 376 persona numërohen të vdekur dhe 1822 të tjerë kanë mbetur të plagosur deri më tani, që prej ofensivës së nisur më datë 4 prill nga komandanti ushtarak, Khalifa Haftar, për marrjen e kontrollit të Tripoli-t prej qeverisë së kryeministrit Fayez al-Serraj, që gëzon mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rreth 45.200 mijë libanezë janë zhvendosur deri më tani nga zona e luftimeve përreth kryeqytetit të vendit. Ndërkohë, shpopullimi i epiqendrës së përleshjeve po vazhdon pa ndalur, ka njoftuar zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rheal Leblanc-u. Leblanc-u raporton se krahas të zhvendosurve, rreth 8 mijë libanezë kanë mbetur të bllokuar në zonat e prekura nga konflikti.

Autoriteti i qeverisë së Al-Serraj nuk njihet nga aleatët e gjeneralit Haftar të administratës paralele në lindje të Libisë, në qytetin Tobruk.  Jeta politike në Libi është karakterizuar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria e theksuar politike që prej rrëzimit nga pushteti dhe vrasjes së sunduesit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

 


1 Comment

  1. Mbylle nje front, hapet tjetri. Tragetia armatimeve ecen sipas destinacionit. Israeli underground applause.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *