• |
ide | kryesore

Trump: Ka potenciale për marrëdhënie të mira me Rusinë, bota do të jetë më e sigurtë

Planet



Presidenti Donald Trump tha të shtunën se një aleancë e fortë SHBA-Rusi mund të rezultojë në një bashkësi më të mirë botërore.

“Ka potenciale shumë të mëdha për marrëdhënie të mira me Rusinë,” shkroi presidenti Trump në Twitter një ditë pasi kishte zhvilluar një bisedë telefonike të cilën e cilësoi shumë pozitive, me presidentin rus Vladimir Putin. “Bota mund të jetë më e mirë dhe më e sigurt”, tha ai.

Në bisedën që zgjati më shumë se një orë, presidenti Trump tha se Venezuela ishte një nga temat që diskutoi me presidentin rus Putin.

Ai nuk mendon të përfshihet në krizën që ka përfshirë Venezuelën, përveçse dëshiron të shohë diçka pozitive atje. Ndjehem po ashtu“, u tha presidenti Trump gazetarëve të premten pasdite në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur së bashku me kryeministrin sllovak Peter Pellegrini, zoti Trump e cilësoi diskutimin e tij me Presidentin Putin mbi Venezuelën si “shumë pozitiv”.

Tensioni është rritur ditët e fundit mes Uashingtonit dhe Moskës për shkak të ngjarjeve gjithnjë e më destabilizuese në Karakas. Administrata Trump ka akuzuar rusët për moslejimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro të heqë dorë nga pushteti e të largohet nga vendi.

Kjo është hemisfera jonëNuk është vendi ku rusët duhet të ndërhyjnë“, tha të mërkurën këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, gjatë një telefonate zhvilluar më parë këtë javë, njoftoi Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për ato që i cilësoi, “pasoja të rënda” nëse do të kishte hapa të mëtejshëm agresivë në Venezuelë, çka u interpretua si një paralajmërim për Uashingtonin që të mos ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë.

Dy diplomatët e lartë pritet të takohen gjatë sesionit ministror të Këshillit të Arktikut që mbahet në Finlandë javën e ardhshme dhe Venezuela është një nga çështjet që pritet të diskutohet mes tyre.

Ata do të kenë mundësi, sigurisht, që të takohen dhe të shqyrtojnë çdo temë që ata zgjedhin“, u tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit gazetarëve në një tele-konferencë përpara udhëtimit të sekretarit Pompeu.

Ekipi i Sigurisë Kombëtare të presidentit përfshirë këshilltarin John Bolton, Sekretarin e Mbrojtjes Patrick Shanahan, nënsekretarin e Mbrojtjes John Rood dhe komandandin e Forcave Jugore Craig Faller u takua të premten në Pentagon për diskutime të nivelit të lartë mbi çështjet e ndjeshme dhe operacionet ushtarake.

Zyrtarët e mbrojtjes thonë se ata diskutuan mbi alternativat për Venezuelën.

Presidenti do të bëjë atë që është e nevojshme,” tha zonja Sanders si përgjigje ndaj një pyetje të Zërit të Amerikës, nëse ky takim kishte si temë një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë.

Ajo përsëriti se “të gjitha opsionet vazhdojnë të jenë në tavolinë“, siç kanë thënë vazhdimisht disa zyrtarë të administratës gjatë javëve të kaluara.

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore nuk e njohin më Nikolas Maduron si udhëheqësin legjitim të Venezuelës, duke njohur Juan Guaidos, si president të përkohshëm të vendit.

Përveç kësaj, u diskutua mundësia e një “marrëveshjeje bërthamore” që do të përfshinte Shtetet e Bashkuara, Rusinë ndoshta dhe Kinën.

Presidenti Trump tha se gjithashtu se diskutoi me presidentin Putin rreth raportit të Prokurorit të Posaçëm Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016.

“Ai (Putini) buzëqeshi kur tha se nisi si një mal e dhe përfundoi të ishte një mi”, tha zoti Trump.

I pyetur nga Zëri i Amerikës rreth asaj se çfarë mund të bënte për të përmirësuar marrëdhëniet dhe komunikimin e tij me mediat, kur më 3 maj u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, presidenti Trump u përgjigj se kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me disa gazetarë/VOA


1 Comment

  1. nese politikat,per shekuj me ralle dhe kryesisht shekullin qe kaloj,e ne vazhdim per shkak te teknologjis ,interesit te nje grupi te vogel njerzish,per te lundruar ne parajsen e fitimit dhe deshirave duke mbytur kuptimet,formimin te drejtat njerzore,te cilat tashme llan rendimentin e vet ,praktikisht me fakte nxiten kuptimet tek cdo banore te tokes per te medituar analizuar duke nxjerr shkaqet, dhe vlersuar ralitetin ,dhe dhene mesazin ,qe e kaluara me element qe permban padrejtesi ,dhe qe tenton padrejtesi akoma ne gjitha fushat,,tashme me gjinin njerzore nuk mund te mbijetojne,per shkak te ketyre 3 elementeve fiziologjik 1 krijimi ,2 masa3, funksioni ,ne te ilat ne nuk kemi sukses komandimi ,me askush ne to vetem ne nje forme sipas ligjit te funksionit tyre,ku si filles rregullimi ,per te dalur nga rruga problemeve pa zgjillje ne rrugen e zgjilljeve pa probleme,duke qene njeriu mirmbajtesi i planetit si krijesa me logjik ne te ,njeriu duhet te respektojne njeriun ashtu si don dhe rrespekton veten e tije,ne menyre qe tua hap rrugen gjitheve te behen ndihmes dhe protesues ne dobi te dobishem per vete dhe tjeret jo te demshem,,te behen miq jo armiq,mbasi armiku sejcilit ne esence eshte vetja tije [egoja per pushtet dhe para e shtyen tu bejne padrejtesi tjereve]ku nga keto veprime i zhyt ne erresiren e gares urrejtjes perplasjes konfliktit shkatrrimit dhe kopitullimit te gjitheve per shkak te teknologjis se larte shkatrruese ku tashme eshte tersisht jasht kontrollit perderi sa ndollet jasht kontrollit interesi ndergjegja dhe formimi njerzore,gjitha krijesat jan te fiksuara qe nga krijimi menyren se si te permbushin dobit per te cilen u krijuan per mes ligjit mases drejtesis ne te,,e kur ne si gjini njerzore nuk meditojme nuk respektojme,nuk veprojme drejte me urtesi drejtesi hak,atehere faktet ngacmojne logjiken dhe qartesojne njerzimin mbi domosdoshmerit,mbi te cilat mvaret qartesit gjalleria zgjilljet dhe shpresa siguria paqa, per te gjith ,kjo eshte nje analize mendimesh duke pare zhvillimet shkencerisht praktikisht dhe pse jo fetarisht,te ndara ne du pasqyrime padrejtesia dhe drejtesia si dy kapituj qe ndryshojne jeten tone per mire ose per keq kur i zgjellim si elemente per zhvillim ku padrejtesia ne gjitha detajet nese zhvillohet ka gjitha te keqiat gjithnje ne rritje dhe drejtesia haku ka gjitha te miratne rritje nese e zhvillojme tek te gjitha gjallesat eshte ilaci sherues mbi toke,ne fakt sejcili prej nesh e don te drejten e tije,hakun ,te miren ,por kur ju ben tjereve padrejtesi ,ka kaluar ne hapsiren se cfar sjell padrejtesia ati gjat zhvillimit vet qe ka gjitha te keqiat,ndersa te keqen ne veten e vet nuk e deshiron ,por cfar mungon ,qe te ndalet ndryshojne dhe perfitojne ,eshte bindja pershtateshem ,me logjiken e tije,qe ai ose ajo eshte kunder vetes vet ndersa veten e don ,sepse ne u krijuam dhe lindem te dobet,te paditur,por ai qe na krijoj,ne per jeten persosmerin krijoj dy gjera krijesat ullzimin ,ne zhvillim ullzimin praktiken ,ku nese njerzit nuk ullzohen me ullzimin e tije ndersa ,e ndiejn dhe duan ate,pavarsisht se nuk e kuptojne,apo jan te mashtruar nga jeta interesi por gjat zhvillimit praktik faktet ,ju japin ndjeshmeri kuptimi mbi domosdoshmerit qe i ka ullzimi ,krijuesit gjithesis por mbasi kan ngrene nje kosto te malle,te cilen nuk e deshirojne,cte bejme keshtu shkojne punet e ulltarit qe shtegton ne kete bote kur njeh dhe zbaton rregullat e saje dhe kur nuk i njeh apo nuk don ti njoh ato as nga ,ullzimi zotit as nga praktika jetes zhvillimi por kalon ne kete bote sipas deshires dhe perfundon sipas rregullit ,ligjit zotit i fituar apo humbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *