• |
ide | kryesore

Prezantimi i programit “Java Europiane”, Soreca: Duhet të bëhet më shumë për të rinjtë

Lajme


Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka prezantuar sot programin “Java Europiane”, në kuadër të përvjetorit të 72-vjetorit të themelimit të Unionit, që në formën e tij embrionale quhej “Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe i Çelikut”.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Soreca u shpreh se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të parandalohen valët migratore. “I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit  të kulturave. Java e Evropës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre”-tha  Soreca.

Përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë shtoi se duhet të mbahen diskutime publike me të rinjtë, të cilët duhet të flasin hapur për shqetësimet dhe aspiratat e tyre.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *