• |
ide | kryesore

Vijojnë operacionet “blic”, dy persona në pranga për trafik droge

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se të ndaluarit janë arrestuar në flagrancë në fshatin Kolonjë pas ushtrimit të një kontrolli të beftë nga forcat policore.

Më herët, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë arrestuan nën të njëjtën akuzë 10 persona, si rezultat i një aksioni “blic”.

Identiteti i dy të arrestuarëve nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *