• |
ide | kryesore

Tjetër sulm me armë në një shkollë në SHBA, një adoleshent i vrarë

Planet



Një adoleshent është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi dy persona qëlluan  me armë zjarri në një shkollë në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi në shkollën Highlands Ranch afër Denver në Kolorado, ka ndodhur të martën dhe sulmuesit janë arrestuar, ka njoftuar policia.

Kjo shkollë gjendet vetëm 8 kilometra larg shkollës së mesme, Columbine, e cila ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të këqija në shkollat amerikane 20 vjet më parë.

Sulmi i fundit konsiderohet se ka shënuar sulmin e 115-të masiv me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis ka thënë përmes një postimi në Tëitter se do të dërgojë forca policore shtesë në vendin e ngjarjes.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka shprehur ngushëllime për viktimat, ndërsa zëdhënësi Judd Deere ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump “është njoftuar dhe vazhdon të monitorojë situatën”. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *