• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian/ Britanikët do votojnë pavarësisht Brexit-it

Planet


Shtetasit britanikë do të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në intervalin tre-ditor 23-26 maj, pavarësisht mosarritjes së një marrëveshjeje çanëtarësimi të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, kryeministrja Theresa May, theksoi se në rastin e dakordimit të legjislatorëve mbi “Paketën May”, që përfshin “Marrëveshjen e Tërheqjes” dhe “Deklaratën Politike” deri në fund të muajit qershor, do të shmanget pjesëmarrja në zgjedhjet për rikonfigurimin e Parlamentit Evropian.

“Paketa May” është hedhur poshtë në Westminster për katër herë me radhë. Në Dhomën e Komunëve nuk është arritur të miratohet seksioni më i kontestuar i marrëveshjes së negociuar nga May dhe Brukseli, që përfshinte rregullat për respktimin reciprok të të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te mjaftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni.

“Marrëveshja e Tërheqjes”  ka të bëjë me kushtet e largimit të Britanisë, të cilat përfshijnë të drejtat e qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te majftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni. Ndërsa, “Deklarata Politike” mbulon spektrin e rregullave mbi marrëdhëniet e ardhshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *