• |
ide | kryesore

Shantazhoi të miturën me video intime, burg për 16-vjeçarin nga Berati

Lajme, Të fundit


Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin me iniciale, D.K, 16 vjeç nga Berati, që kanosi me publikimin e materialit filmik të natyrës intime të miturën Adela Çaci, e cila e gjendur në këtë trysni i dha fund jetës pak ditë më parë.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, 16-vjeçari u shpall fajtor për akuzën e shantazhit ndaj të ndjerës, bashkënxënëse me të në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak”.

Çaci u vetëvra në efektin e fostoksinës, pas përndjekjes disaditore nga shoku i saj i shkollës përmes mesazheve shantazhuese, ku i kërkohej një shumë parash në këmbim të mospublikimit të videos që dispononte.

Ngjarja e ndodhur në Berat i kaloi për hetim Prokurorisë së Vlorës, pasi në instancën e gjyqësorit të këtij qyteti ndodhet një seksion i posaçëm për shqyrtimin e çështjeve penale për minorenët.

 


2 Comments

  1. Kalb eni ne burg kete race qelbesire beratase,njesoj jane skraparllinjte beratas njesoj jane,burrat te martuar shkojne me prostitutes me te qelbur a kur jane jashte shtetit,kush tu vije perpara beratas e skraoarllinj

  2. Pse nuk ja qijne babain deri tek brezi +7:-7. Pse nuk kthejne denimin me vdekje????? Ky adoleshenti para se te vdesi do e perdhunojne ne burg. Eshte gjelle e parapergatitur per keta qe shantazhojne…. familje sdo krijoje…. ne pune nuk e merr njeri…. vdekja nuk eshte aq e keqe para ketyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *