• |
ide | kryesore

Thellohet kriza politike në Venezuelë, arrestohet nënkryetari i Kuvendit Kombëtar

Planet


Nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Edgar Zambrano, është arrestuar në befasi me urdhër të presidentit në detyrë, Nicolas Maduro-s. Njoftimi u komunikua fillimisht nga lideri i opozitës, Juan Guaido, i cili e cilësoi aktin si të motivuar politikisht. “Me të njëjtin veprim, uzurpuesi kërkon të godasë institucionin e vëtëm demokratik legjitim të votës popullore”-shkruante Guaido në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

Me përshkallëzimin e krizës politike në Venezulë që ka reflektuar një impakt të thellë në ekonominë dhe jetën sociale të vendit, presidenti i vetëshpallur Guaido, është shprehur më herët se do të konsiderojë mundësinë që t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin  një ndërhyrjeje ushtarake për t’i rikthyer vendit qendrueshmërinë.

Dy javë më parë, Guaido u bëri thirrje bashkëkombasve të tij të mbushnin sheshet qendrore të kryeqytetit të Caracas-it në shenjë solidarizimi me përpjekjen e tij finale për të rrëzuar nga pushteti presidentin në detyrë, Nikolas Maduro-n. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale, Guaido paralajmëroi vënien në zbatim të një grushti shteti të planifikuar, por nuk mundi të siguronte mbështetjen e udhëheqësisë së ushtrisë që iu bind direktivave të kreut të shtetit për shpërbërjen e tubimit dhe shpërndarjen e protestuesve .


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *