• |
ide | kryesore

Elbasan/ Ishin në kërkim për trafik narkotikësh, në pranga dy persona

Lajme, Të fundit


Policia e qytetit të Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetasit me iniciale, D.K., 34 vjeç, dhe A.S., 44 vjeç, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan ka vendosur më herët ndaj të ndaluarëve, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Në të njëjtën kohë, janë proceduar penalisht shtetasit G.B. dhe A.M., që si pronarë të një subjekti privat, organizonin aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale, forcat policore kanë sekuestruar një pajisje elektronike “ipad”, si edhe një makinetë që dyshohet se përdorej në funksion të aktivitetit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *