• |
ide | kryesore

3900 qytetarë nisen nga Korça për t’iu bashkuar protestës së opozitës në kryeqytet

Lajme, Të fundit


Rreth 3900 qytetarë të Korçës janë nisur drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së frontit opozitar të paralajmëruar për të filluar në orën 18:30, në sheshin para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, me dhjetra autobuzë, mikrobuzë dhe automjete, po vijnë drejt Tiranës edhe nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lezhës, i Kukësit dhe i Shkodrës.

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga përfaqësues të strukturave lokale të PD-së në Korçë, numri i përkrahësve të demokratëve që do të mblidhen në Selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar, arrin në 1500, ku përfshihen edhe qytetarët e Devollit, të Kolonjës dhe të Pogradecit.


2 Comments

  1. Sa re 3900.. Po pse nuk e rrumbullakosni? Duket si cmim artikujsh ne supermarket. Po mire, po i bie qe te nisen 65 autobuza vetem nga korca. 65 autobuzs nuk ka gjith jugu i vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *