• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përfundon e shkatërruar poshtë urës

Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth 2 orë më parë në afërsi të fshatit Griqan Sipër, në njësinë administrative të Labinot Fushës, ku një automjet i tipit “Ml 320”, është rrokollisur nga shkëmbi dhe ka përfunduar i shkërmoqur nën urë.

Bazuar në të dhënat paraprake të komunikuara nga Policia e qytetit të Elbasanit, si pasojë e aksidentit nuk ka pasur viktima, por thjesht të lënduar lehtazi që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat policore pasi mbërritën në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave, zbuluan se shkak për aksidentin ka qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *