• |
ide | kryesore

Basha: A mund ta lëmë Shqipërinë në duart e Ramës, Gjiknurit, Ballës, Ruçit? Të rrëzohet klika!

Lajme, Të fundit


Në fjalën e tij para protestuesve të mbledhur në sheshin para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si tradhëtar të Kosovës, duke iu referuar përplasjes së kreut të qeverisë me homologun e tij bashkëkombas, Ramush Haradinajn, lidhur me çështjen e korigjimit të kufijve me Serbinë mbi baza etnike punimeve, gjatë punimve të Samitit të Berlinit të zhvilluar dy javë më parë. Gjithashtu, Basha ka bërë thirrje që të rrëzohet klika drejtuese, që sipas tij me në krye Ramën ka sjellë një despotizëm të llojit aziatik.

“A mund ta lëmë ne Shqipërinë tani që jemi kaq afër ëndrrës tonë Shqipëria si gjithë Evropa. Kryehajduti i 30 viteve tranzicion, t’i hedhë duvakun e despotizmit aziatik, a mund ta lemë ne Shqipërinë në duart e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Gramoz Ruçit, Ymer Lalës, Emiljano Shullazit, Avdylajve me shokë, kurrsesi jo. Shqipëria e klikës duhet të rrëzohet dhe do të rrëzohet. Shqipëria e shpresës, e njerëzve të ndershëm që besojnë në Zot, besojnë tek familja, nuk e tradhtojnë kombin si tradhtari i Kosovës, Edi Rama.”- u shpreh kryedemokrati.


4 Comments

  1. Ik ore Lul tradhetari. Je I pabesueshem.

    I le Kuksianet ne mes te protesters per Rrugen e Kombit per ti bere qoken Oligarkut dhe Kryeministrit.

  2. Ne fakt rama duhet te iki dhe tja lej qeverine

    Like floririt,
    Lul hollandezit
    Medi gerdecit
    Dukes se krimit
    Kacit te zi
    Nar traktoristit
    Shehit salces kosit
    Mona profesoreshes
    Dule grekut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *