• |
ide | kryesore

Mesazhi i fundit i major Tanushit: Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO

Lajme, Të fundit



Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë edhe majori Klodian Tanushi, si pasojë e marrjes së plagëve të rënda pas shpërthimit të një mine gjatë zbatimit të misionit të NATO-s, “Enhanced Forward Presence”, ku ra në krye të detyrës edhe nëntetarja, Zarife Hasanaj, ndërsa mbeti i plagosur rreshteri Julian Kapaj.

Në videon e bashkëngjitur më poshtë të publikuar nga faqja zyrtare në “Facebook” e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti i kontigjentit ushtarak, Tanushi, ka përcjellur pak javë më parë mesazhin e tij të fundit nga baza ushtarake e “Camp Adazi”-t, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut.

 

 

“Kontigjenti i katërt EOD me mision në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Letoni është i përbërë nga 21 ushtarakë të cilët kryejnë detyra të ndryshme në shtabin e brigadës letoneze, në shtabin e grupbatalionit si dhe në përbërje të kompanisë multinacionale të mbështetjes në luftime. Misioni i kontingjentit EOD është të mbështesë me të gjithë elementët EOD në repartet e këtij grupbatalioni ku kryhen detyra të ndryshme si asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura, si dhe kryen për njohjen, identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-traktatit të Varshavës. Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO”, është  shprehur majori i ndjerë që u shpall “Dëshmor i Atdheut”, së bashku me efektiven Hasanaj.


2 Comments

  1. Po cfare kerkoni ne vende te huaja si ushtare o brekgrisur ,rrini ne varferine tuaj e mos merrni ne qafe popuj te tjere.Allahu veshtron dhe nuk fal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *