• |
ide | kryesore

Meta: Po ndjek me shqetësim protestën, të evitohen aktet e dhunës

Lajme, Të fundit


Në ndjekje të përshkallëzimit të tensionit në protestën e sotme të opozitës, ku si pasojë e përplasjes mes forcave të rendit dhe qytetarëve të pranishëm në shesh mbetën të plagosur një efektiv policie dhe një protestues, ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe për evitimin e akteve të dhunës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.”- shkruhet në reagimin e kreut të shtetit.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *