• |
ide | kryesore

Operacioni “Bistrica 2019”, arrin në 13 numri i të arrestuarëve për trafik droge

Lajme, Të fundit


Në finalizim të operacionit antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 13 persona, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike “canabis-sattiva” drejt Greqisë.

Ditën e djeshme, u arrestuan në flagrancë, katër prej anëtarëve të grupit, shtetasit me iniciale E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç. Ndërkohë, sot është arrestuar shtetasi E.M., 37 vjeç, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal. Mësohet se personat e lartpërmendur, janë ndaluar teksa ishin përgatitur të transportonin në drejtim të Greqisë një sasi të konsiderueshme prej 79 kg “canabis-sattiva”, të fshehur në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L. Në mënyrë të ngjashme, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G.Gj, 38 vjeç, që po ashtu po transportonte drejt vendit fqinj rreth 68 kg të tjerë “canabis- sattiva”.

Urdhërat e ndalimit u zbatuan edhe për shtatë shtetasit e tjerë, P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç. Si rezultat i operacionit, është arrestuar në Mallakastër dhe shtetasi H. L., 52 vjeç,  pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesë, iu gjetën armë të llojeve të ndryshme. Në tërësi, në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 145.6 kg lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, 4 automjete te markave te ndryshme, një sasi vlere monetare, 14 aparate celularë, 3 amë zjarri, si edhe municion luftarak.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, që ka kryer në bashkëpunim aktet penale të “Trafikim të lëndëve narkotikëve” dhe të “Grupit të Strukturuar Kriminal”.


1 Comment

  1. Bravo! Keta lacat dhe larot i kapni shpejt ju cuna!
    Kur vjen puna per Audi ministrash dhe vellezer ministrash….. “kaka ne b’ek'”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *