• |
ide | kryesore

Opozita zhvendos protestën te Parlamenti: Aty strehohet krimi

Lajme, Të fundit


Protesta që zgjati për rreth tri orë përpara godinës së Kryeministrisë, është zhvendosur tanimë drejt Parlamentit. “Të gjithë drejt zonës ku strehohet krimi. Të gjithë pas liderit të opozitës.” – u bëri thirrje protestueve ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Përplasjet dhe tensionet nuk kanë munguar as në protestën e sotme të katërt kombëtare të opozitës së bashkuar.

Nga përleshjet mes forcave të rendit të vendosura përgjatë perimetrit të sigurisë në godinën e Kryeministrisë, kanë mbetur të plagusur një efektiv policie dhe një qytetar protestues.

Me mijëra përkrahës të kampit opozitar janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para institucionit qeveritar, duke drejtuar thirrjet “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.


2 Comments

  1. Si tja bojme qe aty eshte edhe goca e prijsit lexhendar dhe heroit te demokracise?
    Aty jane edhe nja 40-50 te tjere qe i ka zgjedh Basha me doren e vet. Basha dora vete, pa asamble e pa struktura partije. E bona njihere tha dhe se boj mo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *