• |
ide | kryesore

Përndiqte dhe kanoste të miturën, në pranga 19-vjeçari nga Berati

Lajme, Të fundit


Policia e Beratit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale L.D., 19 vjeç, për arsye se dyshohet se ka kërcënuar dhe përndjekur prej disa ditësh me radhë një minorene, përmes disa mesazheve telefonike fyese dhe kanosëse.

Forcat policore kanë rënë në gjurmët e 19-vjeçarit, pas denoncimit të së miturës, identiteti i të cliës nuk është bërë i ditur konform ligjit.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku gjendet edhe seksioni i të miturve, për dhënien e pretencës mbi veprën penale të “Përndjekje”-s.

Ndërkaq, në paraditen e sotme, një tjetër shtetas u arrestua në Tiranë, pasi u denoncua se kishte abuzuar me një 13-vjeçare duke e futur me dhunë në automjetin e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *