• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Nisin përplasjet e para me Policinë, 4 persona shoqërohen në Komisariat

Lajme, Të fundit


Me mijëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, që pritet të nisë në orën 18:30. Me dhjetra autobuzë dhe automjete po vijnë drejt Tiranës nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lëzhës, i Kukësit dhe i Shkodrës.

Sipas informacionit të komunikuar nga kreu i PD-së për qarkun e Vlorës, Genc Deromemajt, rreth 2000 përkrahës të opozitës, ku përfshihen edhe qytetarët e Selenicës dhe të Himarës, do të mbërrijnë në kryeytet për të protestuar për largimin e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, nuk kanë munguar përplasjet me forcat policore, pasi mësohet se 4 protestues nga qyteti i Beratit, Rudjan Sula, Klajdi Sula, Muhamet Bisha dhe Xhesjan Xhelo, janë shoqëruar për motive ende të paditura drejt Komisariatit.


3 Comments

  1. Bravo. Deshet demokraci?????? Ja e gjetet… lexoni mire librat e xhaxhi enver…. ju zente ne gryke buka e ketij populli

    1. Ik or kar me zile, se demokracia kapitaliste i kaloi 50 vjet prodhim enverian, ne vetem 5 vjet. Nuk duan Enverin ato qe protestojne o rrocke. Duan trampin.

    2. te rroft muti i stalinit ne goj i pa emer qe nuk po e kaperdin dot ka 75 vite.krymb qenefi u ngjizet ne qenefin negjmije ti rama,balla,xhafa e erionka dhe skrraj muti do te vdisni kete radh te vuqiq e putin shto dhe erdogan.pra mut komunist orjental.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *