• |
ide | kryesore

Kina i përgjigjet “flakë për flakë” SHBA-ve, 60 miliardë dollarë taksa ndaj produkteve amerikane

Planet


Në përgjigje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për dyfishimin e taksave mbi produktet dhe mallrat me vendprodhim Kinën, Pekini zyrtar ka njoftuar se duke filluar nga qershori do të ndërmarrë kundërmasën e rritjes nga 10 % në 25 % të tarifave mbi produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përllogaritet të kapin vlerën e 60 miliardë dollarëve.

Ky vendim vjen pasi paralajmërimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë për aplikimin e masave ndëshkimore ndaj Kinës si pasojë e shkeljes së marrëveshjes tregtare, nisi të vihej në zbatim të premten e kaluar. SHBA-të kanë dyfishuar taksat mbi produktet dhe “Made in China”, që arrijnë vlerën e 200 miliardë dollarëve. Përkthyer në shifra të tjera, tarifat janë rritur nga 10 në 25 %, duke mos përjashtuar mundësinë e trefishimit.

Vendosja e tarifave reciproke mes këtyre dy superfuqive tregtare, ka shkaktuar një rënie në pikiatë të tregjeve globale të aksioneve. Vendimi për dyfishim e taksave është argumentuar nga Trump si një kundërmasë ndaj atyre që i cilëson si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj SHBA-ve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *